Çmimet e derivateve, shtrenjtohet benzina
Ekonomia
August 09, 2026 - 10:26
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.63 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.44 euro-cent për litër 2 cent më shtrenjtë se të shtunën, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.
Siç thuhet në njoftim çmimi për naftën mbetet i njëjtë sikur dje 1.63 euro-centë. Derisa para dy ditësh, një litër naftë ka kushtuar 1.66 euro-centë.