Nafta sot, një cent më shtrenjtë se dje
Ekonomia
July 31, 2026 - 09:40
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër, që është një cent më shtrenjtë se ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.51 eurove për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Sipas Ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.