MINTI publikon çmimet e derivateve për sot
Foto: Laura Hasani

MINTI publikon çmimet e derivateve për sot

Ekonomia July 11, 2026 - 10:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar 1.49 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal për gazin është përcaktuar në 0.61 euro për litër.