Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ekonomia July 05, 2026 - 09:24

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) mbetet 1.41 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.36 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.64 euro për litër, dy centë më lirë se një ditë më parë.