Publikohen çmimet e derivateve për sot
Ekonomia
July 02, 2026 - 09:27
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hynë në fuqi sot, më 2 korrik 2026, nga ora 10:00.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.39 euro/litër
Benzina: 1.36 euro/litër
Gazi: 0.68 euro/litër.
Këto çmime janë përcaktuar në bazë të vendimit të Ministrisë të datës 4 qershor 2026 dhe vlejnë në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.