Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ekonomia
June 26, 2026 - 09:04
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas MINTI-t, një litër naftë sot do të shitet për 1.37 euro, një litër benzinë 1.34 euro dhe një litër gaz 0.67 euro.
Siç njofton Ministria, këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00. /Zëri