Ulje e lehtë e çmimit të naftës sot në Kosovë
Ekonomia
June 16, 2026 - 09:12
Sot është shënuar një ulje e lehtë e çmimit të naftës në tregun e Kosovës.
Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për derivateve, ku një litër dizel po tregtohet me 1.49 euro, që është për një cent më pak krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi ishte 1.50 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet në 1.39 euro për litër, ndërsa gazi po shitet me 0.67 euro për litër.
Çmimet e sotme të derivateve:
Dizel: 1.49 €/L (-0.01 €)
Benzinë: 1.39 €/L
Gaz: 0.67 €/L
Lëvizjet e çmimeve në tregun vendor vazhdojnë të ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe kostot e importit. /Zëri
