Çmimi i banesave rritet për 5,3%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit për tremujorin e parë të vitit 2026, duke evidentuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregun e banesave në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e pronave të banimit në Kosovë janë rritur me 5,3% në Tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2025, është shënuar gjithashtu një rritje prej 2,4%.
Në kryeqytet dhe rrethinë çmimet e banesave kanë shënuar rritje më të lehtë, me 1,4%, transmeton Zeri.info.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të Kosovës është regjistruar rritje më e theksuar e çmimeve, me 12,3% në të njëjtën periudhë krahasuese.
Të dhënat historike të ASK-së tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar luhatje ndër vite, por me tendencë të përgjithshme rritëse, veçanërisht në vitet e fundit. /Zëri