Shtrenjtohet nafta në Kosovë
Ekonomia
June 03, 2026 - 09:33
MINTI publikon çmimet, ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Çmimi i naftës sot në Kosovë është një cent më shtrenjtë krahasuar me të martën.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara nga MINTI, çmimi i naftës sot është 1.49 euro për litër, benzina 1.41 euro për litër dhe gazi 0.72 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00.
Nafta u shtrenjtua më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror. /Zëri
