Bie për dy centë çmimi i naftës
Foto: Zëri / Ilustrim

Bie për dy centë çmimi i naftës

Ekonomia June 02, 2026 - 09:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Sipas MINTI-t, nafta ka pësuar rënie të çmimit për dy centë në krahasim me dy ditët e kaluara, pra sot një litër naftë mund të blihet për 1.48 euro, ndërkaq një litër benzinë është 1.41 euro, kurse një litër gaz në Kosovë mund të blihet për 0.72 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi në orën 10:00. /Zëri

Image