Këto janë çmimet e derivateve për sot
Ekonomia
May 29, 2026 - 09:26
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINTI-t, nafta do të shitet 1.55 euro për litër, benzina 1.49 euro, derisa gazi do të shitet me çmim 0.74 euro.
Në krahasim me një ditë më parë, nafta dhe benzina sot janë 3 centë më lirë, transmeton Zeri.info.
Ministria bëri të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
