Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurove për studentët

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurove për studentët

Ekonomia May 26, 2026 - 15:29

Është hapur sot aplikimi për shtesat prej 100 eurove për studentët.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një videoje në Facebook, transmeton Zeri.info.

Ai tha se aplikimi mund të bëhet përmes platformës E-Kosova, te kategoria “Familja”.

Aplikimi do të zgjasë deri më 5 qershor. /Zëri