Bie çmimi i naftës në Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ekonomia May 26, 2026 - 09:49

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.59, pak më lirë se dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.74 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve.

Image