MINTI publikon çmimet e derivateve për sot
Ekonomia
May 15, 2026 - 09:47
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet për derivatet e naftës, të cilat janë të vlefshme për sot (e premte).
Sipas njoftimit, çmimi i naftës është rritur për një cent, krahasuar me ditën e djeshme, duke arritur 1.60 euro për litër, teksa benzina është 1.50, gazi 0.76.
Çmimet hyjnë në fuqi në orën 10:00. /Zëri