Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Ekonomia May 07, 2026 - 09:10

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë publike çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.51 euro për litër.

Po ashtu çmimi i gazit është caktuar në 0.81 euro për litër.

Ministria bën të ditur se këto çmime vlejnë për periudhën e përcaktuar dhe mund të ndryshojnë varësisht lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.