Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme
Ekonomia
April 26, 2026 - 09:26
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë publike çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.66 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.44 euro për litër.
Po ashtu, çmimi i gazit është caktuar në 0.86 euro për litër.
Ministria bën të ditur se këto çmime vlejnë për periudhën e përcaktuar dhe mund të ndryshojnë varësisht lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.