Bie çmimi i naftës për 4 centë në Kosovë
Ekonomia
April 21, 2026 - 09:39
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas të dhënave zyrtare, çmimi i naftës sot ka rënë për katër centë, krahasuar me ditën e djeshme, që ishte 1.72 euro.
Sot një litër naftë mund të blihet për 1.68 euro, një litër benzinë për 1.41 euro, kurse një litër gaz mund të blihet për 0.88 euro.
Këto çmime të derivateve vlejnë vetëm për ditën e sotme. /Zëri