Tahiri thotë se qeveria “Kurti” ka qasje armiqësore ndaj sektorit privat
Ekonomia
April 13, 2026 - 13:21
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik dhe anashkalimin e sektorit privat.
“Përjashtimi i sektorit privat nga kjo masë është mesazh i padrejtë për një sektor që është ndër kontribuuesit kryesorë në buxhet, por trajtohet si i pavlerë për rishpërndarje”, theksoi Tahiri.
Deputeti i AAK-së, ndër të tjera, u shpreh se Qeveria ka qasje armiqësore ndaj sektorit privat me neglizhencën e treguar ndaj kërkesave të tij.
“Unë besoj që ka sulm dhe qasje armiqësore ndaj sektorit privat nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri. /Zëri