Përurohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

Përurohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë

Ekonomia April 10, 2026 - 18:32

Është përuruar linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në ceremoni mori pjesë i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, së bashku me drejtues të aeroportit, përfshirë drejtoreshën ekzekutive Bettina Ganghofer dhe përgjegjësen për marketing Isabella Laimer.

Linja direkte, do të realizohet me dy fluturime në javë dhe synon të lehtësojë lëvizjen e udhëtarëve, si dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Prishtinën përmes fluturimeve ajrore./rtk