Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më shtrenjtë se dje
Foto: Laura Hasani

Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më shtrenjtë se dje

Ekonomia April 09, 2026 - 10:11

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.91 centë sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Ky çmim i naftës u rrit për dy centë më shumë sesa të mërkurën, shkruan Zeri.info.

Në vendimin e publikuar, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.47 centë, kurse për gazin 82 centë.

“Bazuar në vendimin e MINTI-t të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 09.04.2026: Nafta (dizel): 1.91 euro/litër, benzina: 1.47 euro/litër; gazi 0.82 euro/litër”, ka njoftuar Ministria. /Zëri