Nafta sot në Kosovë, më shtrenjtë se dje

Nafta sot në Kosovë, më shtrenjtë se dje

Ekonomia April 08, 2026 - 10:24

Çmimi i naftës në Kosovë sot po shitet më shtrenjtë se një ditë më parë.

Sipas njoftimit të fundit nga Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës sot është një cent më shtrenjtë se dje, derisa benzina ka mbetur me çmimin e njëjtë, transmeton Zeri.info.

Çmimet e derivateve për sot 8 prill janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.89 euro/litër [dje ishte 1.88 euro/litër]

- Benzina: 1.46 euro/litër [dje ishte 1.46 euro/litër]

- Gazi: 0.77 euro/litër [dje ishte 0.74 euro/litër].

Kujtojmë se çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa tregjet aksionare kanë shënuar rritje të konsiderueshme, pas arritjes së një marrëveshjeje të kushtëzuar për armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. /Zëri