“Kontrata kolektive po i dëmton shumë komunat”, Ibrahimi: Për tre muaj u morën mbi 31 milionë euro
Ekonomia
April 07, 2026 - 12:01
Komunat po përballen me problemet e njëjta, të trashëguara nga viti paraprak.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto lidhen me zbatimin e kontratës kolektive.
Ibrahimi në Klan Kosova deklaroi se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti komunave nga llogaritë u janë marrë mbi 31.5 milionë euro.
“Këto janë për shkak të obligimeve nga kontrata kolektive në shumicën e rasteve dhe kjo po i dëmton komunat e Republikës së Kosovës në mosbatimin e shumë investimeve kapitale dhe gjithashtu po e dëmton qytetarin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaroi Ibrahimi.
Ai theksoi se më e dëmtuara në këto tre muajt e parë është Komuna e Prizrenit, ku i janë marrë 12-13 milionë euro.