Çmimi i naftës në Kosovë sot, më shtrenjtë se dje
Ekonomia
April 07, 2026 - 10:20
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 7 prill 2026.
Sipas njoftimit, çmimet mbesin të pandryshuara krahasuar me ditën paraprake, duke u bazuar në vendimin e datës 5 prill për përcaktimin e çmimeve maksimale.
Për sot, çmimet e lejuara janë:
Dizel: 1.88 euro për litër [dje ishte 1.86 euro/litër]
Benzinë: 1.46 euro për litër [dje ishte 1.49 euro/litër]
Gaz: 0.74 euro për litër
MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë të zbatojnë vendimin në fuqi, me qëllim garantimin e një tregu funksional dhe në mbrojtje të konsumatorëve.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.