Rukiqi thotë se Kosova ua kalon Spanjës, Kroacisë dhe Polonisë me çmimin e naftës
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook lidhur me rritjen e çmimeve të naftës dhe mungesën e masave konkrete nga Qeveria.
Rukiqi ka treguar se vendet e rajonit dhe Evropës nuk po qëndrojnë duarkryq përballë çmimeve të naftës.
“Krejt rajoni e Evropa s’po rrinë duarkryq. Po marrin masa konkrete, e jo njoftime në Facebook, si me qenë agjenci e lajmeve, e jo Ministri. 1) Polonia (1,68 € çmimi i naftes) Masat: TVSH prej 23% në 8%, plus ulje akcize edhe çmime tavan. 2) Spanja (1,56 € çmimi i naftes) Masat: TVSH prej 21% në 10%, e ka hjek përkohësisht taksën e hidrokarbureve + €5 miliardë ndihmë për qytetarë e biznese. 3) Maqedonia e Veriut (1,50€ çmimi i naftes) Masat: gjendje emergjente energjetike + TVSH prej 18% në 10%.4) Kroacia: çmim tavan për Eurodiesel (€1.70) + ulje akcize”, ka thënë në postimi.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “shtetet serioze, qe nuk mendojnë për blerjen e radhës të votave, ndërhyjnë kur tregu del jashtë kontrollit: me taksa, rezerva dhe mbështetje direkte”.