Azemi Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat ju bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Azemi Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat ju bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje

Ekonomia April 06, 2026 - 10:38

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka kritikuar Qeverinë për lënien anash të këtij sektori, sidomos pas ndarjes së pagës 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Azemi tha se deputetët e Kuvendit morën katër mijë euro pa punuar fare.

“Punëtorët e sektorit privat edhe tani kur po flasim marrin një pagë 292 euro, ose edhe më pak”, tha Azemi.

Ai përmendi edhe zotimin e ministrit të Financave Hekuran Murati për ndarjen e 200 milionë eurove, për çka tha se punëtorët e sektorit privat përfitojnë shumë pak, atëherë kur vjen era zgjedhje.

“Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje, nuk do të ishte bërë edhe kjo ngjarje”, u shpreh Azemi. /klankosova