Ministri Muja pret sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla
Foto: Laura Hasani

Ministri Muja pret sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla

Ekonomia April 03, 2026 - 09:13

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, do të presë sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla.

Vizita realizohet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të sigurisë ushqimore, lehtësimit të tregtisë dhe eliminimit të barrierave administrative, si dhe trajtimit të çështjeve të tjera me interes të përbashkët në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Pritja zyrtare do të bëhet në orën 09:30, ku pastaj do të ketë një takim bilateral.

Në orën 10:30 do të ketë një takim pune ndërmjet delegacioneve.

Kurse në 11:30 do të mbahet konferencë e përbashkët e dy ministrave.