Marsi i bereqetshëm për Doganën e Kosovës, të hyrat arritën në 431 milionë euro
Ekonomia
April 02, 2026 - 14:36
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit mars ka pasur rritje të qëndrueshme të të hyrave.
Të hyrat gjatë kësaj periudhe arritën në 431 milionë euro, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.
Po ashtu, Dogana njofton se gjatë kësaj kohe është arritur edhe një sukses tjetër me zbulimin e mallrave të kontrabanduar në vlerë 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës.
“Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim. /Zëri