Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
Foto: Ilustrim/Laura Hasani

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Ekonomia March 23, 2026 - 19:41

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran.

Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa tensionet globale në energji vijojnë të shtohen.

Këto masa vijnë në një kohë kur situata në Lindja e Mesme është përshkallëzuar, duke rritur rrezikun për tregun global të energjisë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit në botë.

ëAAK kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës për derivatet, Kusari Lila: Nuk është opsion aktualisht

Pavarësisht ndërhyrjeve, autoritetet paralajmërojnë se mundësitë për të ndalur plotësisht rritjen e çmimeve janë të kufizuara, ndërsa qëllimi kryesor mbetet mbrojtja e standardit të jetesës dhe stabiliteti ekonomik në një periudhë pasigurie globale.

Por sa kanë qenë gjatë ditës sot çmimet e naftës në vendet e rajonit, Evropës dhe botës, ndiqeni më poshtë listën e shteteve nga të cilat bashkatdhetarët tanë ku jetojnë kanë dërguar të dhëna, raporton Telegrafi.

Kosovë: 1.71 euro

Shqipëri: 2.2 euro

Maqedoni e Veriut: 1.5 euro

Mali i Zi: 1.55 euro

Gjermani: 2.3 euro

Zvicër: 2 CHF (2.1 euro)

SHBA: 0.85 euro

Austri: 2.2 euro

Slloveni: 1.52 euro

Kroaci: 1.55 euro

Itali: 2.3 euro

Bosnje: 1.9 euro

Greqi: 2.35 euro

Britani të Madhe: 1.7 £ (2 euro)

Francë: 2.3 euro

Suedi: 2 euro

Holandë: 2.55 euro

Hungari: 1.55 euro

Belgjikë: 2.3 euro

Finlandë: 2.4 euro

Norvegji: 2.6 euro

Luksemburg: 1.9 euro

Spanjë: 1.25 euro