Besnik Tahiri dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend
Ekonomia
March 23, 2026 - 15:23
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend, pas rritjes së shpejtë të çmimit të karburanteve.
Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.
Ndryshe, ekspertët e ekonomisë në vend kanë rekomanduar heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së.
Në anën tjetër, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve, si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.
