Oda Ekonomike mirëpret heqjen e masave financiare nga BE-ja ndaj Kosovës

Oda Ekonomike mirëpret heqjen e masave financiare nga BE-ja ndaj Kosovës

Ekonomia March 17, 2026 - 14:11

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare që më parë pengonin qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.

“Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale. Ne vlerësojmë angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për t’i rikthyer vendit tonë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. OEK-u mbetet i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të fuqishëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e OEK-ut.