Hoti: Inflacioni edhe në muajin e fundit është rritur, po i gërryen të ardhurat e familjeve
Ekonomia
March 14, 2026 - 12:26
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se edhe në muajin e fundit është rritur inflacioni në vend, gjersa po i gërryen të ardhurat familjare.
Deputeti Hoti në një postim në Facebook shkruan se ekonomisë i mungojnë qindra miliona euro, ngase shpenzimet kapitale nga ana e shtetit mungojnë dhe kjo sipas tij, pasi projektet madhore infrastrukturore, ku shpenzohen shuma të mëdha me ndikim zinxhiror në ekonomi, kanë ngecur ose nuk kanë nisur fare.