Nuk lëviz çmimi i naftës në Kosovë, litri shitet deri në 1.54 euro
Ekonomia
March 13, 2026 - 15:48
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së enjte, më 12 mars 2026, ka qenë 1.42 euro për litër për naftën dhe 1.17 euro për litër për benzinën.
Sipas njoftimit, nga monitorimi i realizuar në tregun vendor gjatë ditës së sotme, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë të jenë nga 1.44 deri në 1.54 euro për litër për naftë, ndërsa për benzinën nga 1.18 deri në 1.31 euro për litër.
Çmime të njëjta të derivative janë regjistruar edhe gjatë së enjtes në vend.