Totaj thotë se komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se megjithëse projektbuxheti i vitit 2026 është miratuar nga Qeveria, komunat ende nuk i kanë mjetet në dispozicion për shfrytëzim.
Ai hedh dyshime se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i komunave një vlerë të përafërt rreth 100 milion euro.
“Përkundër faktit se buxheti i vitit 2026 është aprovuar nga Qeveria dhe dekretuar nga Presidenca, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat akoma nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim!
Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i komunave një vlerë të përafërt rreth 100 milion euro!
Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë çrregullimin e funksionimit të buxheteve komunale”, shkroi i pari i Prizrenit. /Zëri