Lufta në Iran çon çmimin e naftës mbi 100 dollarë, për herë të parë që nga viti 2022

Lufta në Iran çon çmimin e naftës mbi 100 dollarë, për herë të parë që nga viti 2022

Ekonomia March 09, 2026 - 09:39

Çmimet globale të naftës kanë kaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, për shkak të përshkallëzimit të agresionit ushtarak në Lindjen e Mesme, i cili po largon rreth 20 milion fuçi naftë nga tregu çdo ditë.

Nafta Brent, treguesi ndërkombëtar, u rrit me 12,2% duke arritur 104.05 dollarë për fuçi në fillim të javës së re në tregjet e Azisë dhe Paqësorit, duke kaluar kështu këtë prag psikologjik për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Çmimet u rritën pas një fundjave me përshkallëzim të konfliktit në rajon, gjatë së cilës kompania kombëtare e naftës e Kuvajtit njoftoi një ulje “parandaluese” të prodhimit të saj të naftës.

Çmimi i naftës u rikthye në shifra trefish, pas fitimeve më të larta javore që nga pandemia e COVID-19 para gjashtë vjetësh, duke përfshirë një rritje prej 10 dollarësh të çmimit të naftës amerikane vetëm të premten e fundit.

Iran ka ndalur pjesërisht eksportet e naftës dhe gazit përmes ngushticës së Hormuzit, duke rritur tensionet në tregjet globale të energjisë, raporton The Guardian.

Eksperti Clayton Seigle nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha se “periudha e durimit që tregu kishte dhënë administratës “Trump” ka përfunduar në fund të javës së kaluar”. /dukagjini