Ankesa e punëtorëve: Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet
Foto: Laura Hasani

Ankesa e punëtorëve: Ligji për pagën minimale nuk po zbatohet

Ekonomia March 06, 2026 - 23:38

Rreth 300 punëtorë teknikë në Universitetin e Prishtinës po paguhen më pak se paga minimale prej 425 €, pavarësisht ndryshimit të ligjit për pagat që hyri në fuqi nga janari.

Jusuf Azemi, kryetar i SPSPK-së, tha se ankesat e sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe punëtorët vazhdojnë të marrin 290 € që nga gushti i 2025.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Arsim Gjinovci, paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshje në takimin e së premtes me rektoratin dhe operatorët ekonomikë, punonjësit do të ndërmarrin veprime sindikale dhe grevë që nga e hëna.

Inspektorati i punës nuk ka dhënë informacion nëse ka ndërmarrë masa për shkeljet, por në të kaluarën kompani për ngjashme ishte gjobitur me 1 mijë euro./klankosova