DHTIK-ja kundërshton fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë

DHTIK-ja kundërshton fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë

Ekonomia March 04, 2026 - 14:30

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka kundërshtuar planin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për realizimin e fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, e cila pritet të nisë në muajin prill.

Në reagimin e saj, Dhoma thekson se forma e zgjedhur për liberalizim është e gabuar dhe se është ndërmarrë pa analiza paraprake, me mungesë të mekanizmave kontrollues dhe me një sërë shkeljesh të konstatuara nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Sipas DHTIK-së, kompanitë që hynë në procesin e liberalizimit vitin e kaluar u përballën me fatura deri në trefish më të larta për energjinë elektrike, si dhe me reduktime të ashpra të furnizimit. Si pasojë, ato pësuan dëme të konsiderueshme financiare dhe operacionale, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve dhe vendet e punës.

Po ashtu, Dhoma u referohet të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat sipas saj konfirmojnë rritjen e çmimeve dhe të kostos së prodhimit, duke ndikuar në rritjen e importit.

Në fund, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të mbajtur përgjegjës akterët e sektorit të energjisë, para se pasojat të bëhen të parikuperueshme.