Tensionet në Lindjen e Mesme, paralajmërohet rritja e çmimit të naftës në Kosovë
Ekonomia
March 02, 2026 - 11:23
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe ndikimin në tregun e naftës.
Sipas tij, tensionet rrisin rrezikun për ndërprerje të prodhimit ose transportit të naftës, raporton Zeri.info.
Berjani thotë se kjo situatë mund të çojë në rritje të çmimit të naftës edhe në Kosovë.
Njoftim mbi zhvillimet në sektorin e naftës:
Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, thekson ai ndër të tjera.
Kujtojmë se çmimet aktuale në Kosovë janë për disel nga 1.18 € deri 1.25 €, ndërsa për benzinë nga 1.17 € deri 1.24 €. /Zëri