Çmimet e naftës mund të rriten ndjeshëm, ndërsa Irani kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit
Ekonomia
March 01, 2026 - 08:29
Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të djeshme, ka kërcënuar se do ta mbyll Ngushticën e Hormuzit.
Kjo mbyllje do të shkaktonte rritje të ndjeshme të çmimeve të natës, njejtë siç ka ndodhur në vitin 2022 kur Rusia pushtoi Ukrainën, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Një e pesta e furnizimit botëror me naftë kalon nëpër ngushticë, dhe disa analistë thonë se me bllokimin e saj çmimi i naftës mund të arrijë në 100 dollarë për fuçi.
Disa firma transporti gazi kanë pezulluar tashmë operacionet në zonë pas sulmeve SHBA-Izrael dhe përgjigjes së Iranit. /Zëri