Punëtorët e padukshëm të nëntokës
Puna e minatorit në Kosovë paraqet një rrezik të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe jetën.
Minatorët në vazhdimësi janë të ekspozuar në pluhur, lagështi, ventilim të dobët, rrezik nga shembja dhe substancat toksike. Ndaj thuajse të gjithë minatorët përballen me problem të shumta shëndetësore.
“Puna në thellësinë e nëntokës, dhe jetëgjatësia e saj të sjell sëmundje përveç rreziqeve të paparashikueshme të cilat ballafaqohemi çdo ditë”, tha Ibrahim Januzi, kryetar i sindikatës së pavarur të punëtorëve në Trepçë
“Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, 58% të minatorëve, të intervistuar janë diagnostifiku me sëmundjet me te shpeshta vështirësi në frymëmarrje, infeksione të traktit respirator bronkit”, tha Anita Plakolli, analiste e hulumtimit.
Fuqizimi i një kornize ligjore, në mbrojtje të shëndetit të minatorëve mblodhi në një konferencë dikastere qeveritare, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të këtyre punonjësve nëntokësorë.
“Këtë vit në planin legjislativ të ministrisë është edhe ligji për shëndetësi, ku të gjithë bashkë të kontribuojmë me një akt nënligjor, të krijohet lista zyrtare e sëmundjeve profesionale të minatorëve”, tha Arsim Berisha, zv.ministër i shëndetësisë.
“Minatorët me punën e tyre, janë tu arrit me siguru pagat dhe janë duke i vendos themelet qe jane parakushte për çdo përmirësim të kushteve të punës dhe operimit”, tha Getoar Mjeku, zv.ministër i ekonomisë.
Kurse Andin Hoti, ministër për punë, familje dhe vlerat e luftës çlirimtare, tha Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës tashmë veç ka proceduar nëntë ligje për plotësim-ndryshim dhe vlerësim,
Mungesa e një liste zyrtare të sëmundjeve profesionale, rreziqet e ekspozimit, mbështetja për reforma ligjore dhe pensionim të parakohshëm vazhdojnë të mbesin sfida që do të gërshetojnë bashkë dikastere të ndryshme institucionale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe të drejtave të minatorëve në Kosovë./rtk