Rritje e qarkullimit në transportin ajror dhe hekurudhor në Kosovë gjatë vitit 2025
Foto: Laura Hasani

Rritje e qarkullimit në transportin ajror dhe hekurudhor në Kosovë gjatë vitit 2025

Ekonomia February 27, 2026 - 14:50

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot raportin “Statistikat e Transportit 2025”, i cili tregon një rritje të ndjeshme të qarkullimit në të gjitha degët e transportit krahasuar me vitin paraprak.

Transporti ajror

Sektori i aviacionit ka regjistruar rritje dyshifrore:

Numri i fluturimeve: Janë realizuar gjithsej 14.516 fluturime, një rritje prej 11.7% krahasuar me vitin 2024.

Numri i udhëtarëve: 4.595.524 udhëtarë kanë përdorur transportin ajror, ose 12.7% më shumë se një vit më parë.

Transporti hekurudhor

Përkundër mungesës së transportit të mallrave, interesimi për udhëtim me tren është rritur dukshëm:

Udhëtarët: Rreth 87 mijë pasagjerë, një rritje prej 29% krahasuar me vitin 2024.

Mallrat: Nuk pati mallra të transportuara gjatë vitit 2025.

Transporti rrugor dhe regjistrimi i mjeteve

Numri i mjeteve të regjistruara vazhdon të rritet, duke reflektuar zgjerimin e parkut të automjeteve në vend:

Në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 546,551 mjete motorike dhe jomotorike, një rritje prej 5.34% krahasuar me vitin 2024.

Raporti i ASK-së tregon një trend pozitiv në përdorimin e transportit publik dhe rritjen e mobilitetit në vend, duke reflektuar rifillimin e aktivitetit pas periudhave të sfidave ekonomike dhe shëndetësore.