Deputetja e LDK-së kërkon në Komisionin për Ekonomi kontratat e energjisë për pesë vjetët e fundit

Deputetja e LDK-së kërkon në Komisionin për Ekonomi kontratat e energjisë për pesë vjetët e fundit

Ekonomia February 24, 2026 - 13:10

Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kërkuar kontratat e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike për pesë vjetët e fundit gjatë mbledhjes së këtij komisioni.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje u tha se të bëhet kërkesa për 26 vjetët e fundit dhe që të hidhet si propozim për rend dite. Por një sqarim erdhi nga Ymeri, duke thënë se kërkesa e saj nuk ka të bëjë me çështje politike.

“Sa për mua, prej vitit 2000 nuk prish punë. 2000–2026 edhe krejt shihet, pavarësisht partisë. Edhe jam në dakord me deputetët e opozitës; nuk është çështje politike, si po e bëjnë disa prej partive, por sa është duke u dëmtuar buxheti, sidomos buxheti i qytetarëve. Unë e propozoj, kryetar, që javën tjetër të jetë në rend të ditës, edhe ju i mendoni vitet që keni me kërku këto kontrata që i bini. Po nëse ju pajtoheni që sot të mos kalojmë te kjo pikë e Komisionit, as javën tjetër në rend dite, edhe më këshillohet që të shkruaj veçmas, unë si deputete jam në rregull, edhe pse jam zëvendëskryetare, jam në rregull, tentoj si deputete”, u shpreh ajo. /EO