Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026” në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions

Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026” në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions

Ekonomia February 23, 2026 - 14:47

Prishtina Mall ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me MODUS Events dhe PR Solutions për organizimin e Beauty Fair Kosova 2026, duke konfirmuar mbajtjen e panairit më të madh të industrisë së bukurisë në vend.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në krijimin e një hapësire të përshtatshme ku brendet, profesionistët dhe bizneset e këtij sektori mund të prezantojnë risitë e tyre dhe të zgjerojnë bashkëpunimet.

Panairi do të mbahet më 24, 25 dhe 26 prill 2026, në hapësirën e dedikuar brenda Prishtina Mall, një vendtakim që ofron standarde të larta organizimi dhe kushte dinjitoze për realizimin e ngjarjeve të këtij niveli.

Organizimi në këtë lokacion garanton përvojë profesionale për ekspozuesit dhe e pozicionon panairin si pikë referimi për zhvillimin dhe promovimin e industrisë së bukurisë në Kosovë.

"Beauty Fair Kosova 2026" pritet të mbledhë dhjetëra brende, klinika estetike, sallone bukurie dhe kompani të specializuara të fushës.

Bizneset e interesuara për t’u bërë pjesë e panairit mund të rezervojnë hapësirën e tyre dhe të përfitojnë nga ky event promovimi dhe rrjetëzimi.

Ky është artikull i sponsorizuar.