Kuvendi miraton buxhetin 4-miliardësh
Ekonomia
February 20, 2026 - 13:43
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2026.
Buxheti mori 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, transmeton Zeri.info.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit janë propozuar 86 amendamentet, 32 u tërhoqën me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa vetëm gjashtë prej tyre u miratuan.
Partitë opozitare ishin kundër buxhetit pasi amendamentet e tyre nuk u përfshinë në buxhet.
Buxheti për vitin 2026 është paraparë të jetë 4 miliardë euro, prej të cilave 3.64 miliardë janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me kredi dhe me deficit. /Zëri
