Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për pagesa direkte për fermerët
Foto: Laura Hasani

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për pagesa direkte për fermerët

Ekonomia February 18, 2026 - 18:16

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se afati për aplikim në kuadër të Thirrjes për Pagesa Direkte është zgjatur deri më 27 shkurt 2026, ora 16:00.

Pagesat direkte përfshijnë: Qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë.

Sipas ministrisë, vendimi për zgjatjen e afatit u mor pas kërkesave të fermerëve, të adresuara në AZHB.

Fermerët që ende nuk kanë aplikuar ftohen të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri për të përfituar pagesat.