Kuvendi voton në parim ndarjen buxhetore të vitit 2026
Me 66 vota për, 32 vota kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës për vitin 2026.
Menjëherë pas votimit të projektligjit për buxhetin në lexim të parë, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka propozuar që shqyrtimi i të njëjtit në lexim të dytë me shmangie nga afatet procedurale.
“Amendamentet në projektligj t’i adresohen Komisionit për buxhet deri më 18 shkurt, në orën 16:00, komisionet parlamentare deri më 19 shkurt në orën 12:00 të shqyrtojnë projektligjin dhe raportet me rekomandime ‘ia paraqesin Komisionit funksional për buxhet. Komisioni deri më 19 shkurt në orën 24:00 të paraqesë raportin me rekomandime për shqyrtim të dytë në seancën plenare e shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën plenare më 20 shkurt, në orën 11:00”, tha Nagavci.
