Çmimet e pronave të banimit në Kosovë rriten për 2.4%
Foto: Laura Hasani

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë rriten për 2.4%

Ekonomia January 28, 2026 - 16:23

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje vjetore prej 2.4 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Megjithatë,krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, çmimet e pronave të banimit kanë shënuar rënie prej 2.1 për qind, duke reflektuar luhatje tremujore në tregun e patundshmërive.

Sipas ASK-së, në Rajonin e Prishtinës çmimet e pronave të banimit janë rritur për 1.3 për qind në TM3 2025, krahasuar me TM3 2024. Ndërkohë, rajonet e tjera të Kosovës kanë shënuar rritje më të theksuar, prej 4.3 për qind në të njëjtën periudhë krahasuese

ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë ndryshimet vjetore dhe tremujore të tregut të banimit në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi trendet e çmimeve të pronave në nivel vendi dhe rajonal.