Komuna e Gjilanit vazhdon subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë
Ekonomia
January 22, 2026 - 10:35
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe sivjet do të vazhdojë t’i subvencionojë qiranë e banimit për familjet që nuk kanë banesë ose shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.
Bëhet e ditur se thirrja për aplikim është hapur dhe se ka afat deri më 30 janar, shkruan Zeri.info.
“Njëra prej politikave, të cilat i kemi ndjekur gjatë mandatit të parë, po e vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. 163 mijë euro i kemi financuar në mandatin e parë dhe këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati”, kështu u shpreh kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi që Komuna ua ofron. /Zëri