Derivatet dhe rryma, dy produktet më të importuara në Kosovë

Derivatet dhe rryma, dy produktet më të importuara në Kosovë

Ekonomia December 31, 2025 - 15:59

Sipas të dhënave më të fundit të importit nga Dogana e Kosovës, tregtia e vendit dominohet nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqia.

Tre partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania (rreth 899 milionë €), Turqia (rreth 846 milionë €) dhe Kina (rreth 841 milionë €). Ndjekin Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Polonia, Serbia dhe Arabia Saudite, duke përbërë 10 vendet kryesore nga të cilat Kosova importon mallra, shkruan Zeri.info.

Shtetet kryesore sipas vlerës së importeve (Top 10)

Gjermania – rreth 899 milionë €

Turqia – rreth 846 milionë €

Kina – rreth 841 milionë €

Italia – rreth 338 milionë €

Maqedonia e Veriut – rreth 325 milionë €

Shqipëria – rreth 265 milionë €

Greqia – rreth 256 milionë €

Polonia – rreth 247 milionë €

Serbia – rreth 213 milionë €

Arabia Saudite – rreth 172 milionë €

Në nivel produktesh, importet kryesore fokusohen te derivatet e naftës (rreth 427 milionë €), energjia elektrike (rreth 248 milion €), shufrat e çelikut dhe cigaret (rreth 141 milionë € secila), si dhe automjetet me motor me djegie (135 milionë €). Ndër produktet e tjera të rëndësishme përfshihen medikamentet për shitje me pakicë, çimento Portland, pijet freskuese, automjetet kategori tjetër dhe gjedhët e gjallë.

Produktet kryesore sipas vlerës (Top 10)

Derivate të naftës (të tjera) – 427 milionë €

Energji elektrike – 248 milionë €

Shufra çeliku (jo të lidhura) – 141 milionë €

Cigare me duhan – 141 milionë €

Automjete (motor me djegie) – 135 milionë €

Medikamente për shitje me pakicë – 115 milionë €

Çimento Portland (jo e bardhë) – 83 milionë €

Pije freskuese – 73 milionë €

Automjete (kategori tjetër) – 60 milionë €

Gjedhë të gjallë (dema, mëzate, qe) – 56 milionë €

Sipas këtyre statistikave, vlerësohet se importet e Kosovës mbeten të fokusuara kryesisht te energjia, karburantet, materialet ndërtimore, ushqimi dhe automjetet, duke treguar një varësi të lartë nga importi në sektorë strategjikë për ekonominë e vendit. /Zëri