Fejzullahu: Kurseni energjinë elektrike, konsumi i është afruar pikut maksimal të Shqipërisë
Foto: Laura Hasani

Fejzullahu: Kurseni energjinë elektrike, konsumi i është afruar pikut maksimal të Shqipërisë

Ekonomia December 30, 2025 - 14:33

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, të paktën gjatë dhjetorit dhe janarit, pasi që siç tha piku ka arritur mbi 1 mijë e 500 megavat, ndërsa termocentralet po prodhojnë deri në 900 megavate.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Bordit ka thënë se konsumi i pikut të Kosovës i është afruar atij maksimal të Shqipërisë, ani pse për nga popullsia është dyfish më e ulët.

“Bëjmë thirrje edhe te konsumatorët e energjisë elektrike të bëjnë kursime, dhe ato kursime do të reflektohen në shqyrtimin e tarifave të ardhshme të energjisë elektrike. Pra, ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve, sidomos atyre të energjisë elektrike që kanë mundësi të ngrohen me lëndë drusore sidomos në shtëpi apo në zona rurale që të paktën për muajin dhjetor dhe janar të kemi konsideratë të kursejnë energji elektrike dhe mos ta shfrytëzojnë për ngrohjeje sipërfaqeve ngrohëse meqenëse në shumicën e rasteve siç e keni pa dhe ju është e papërballueshme për sistemin tonë për shkak se piku ka arrti mbi 1 mijë e 500 megavat ku prodhimi maksimal në termocentralet tona është rreth 900. Kjo diferencë do të importohet, rrjedhimisht ne jemi të detyruar që përveç të importojmë këtë diferencë në të njëjtën kohë edhe kemi probleme të mëdha sa i përket kapaciteteve transmetuese të kësaj energjie edhe shpërndarëse meqenëse në sezonin e dimrit një numër i madh i konsumatorëve e dyfishojnë konsumin e energjisë elektrike e që është e përballueshme për sistemin tonë dhe është jo e arsyeshme të dyfishojmë investimet meqenëse kjo energji konsumohet vetëm në këto dy muaj ekonomikisht është e papërballueshme dhe për konsumatorët tonë”, tha ai.

Ai sugjeroi konsumatorët në fshatra që të ngrohen me lëndë drusore.

“Ju bëjë thirrje që konsumatorët e energjisë elektrike sidomos në fshatra tona, ata që kanë mundësi të kursejnë energjinë. Të paktën për këta dy muaj të ngrohen me lëndë drusore në mënyrë që t’ua mundësojmë edhe bashkatdhetarëve tanë që të kalojmë këtë festë të fundvitit pa ndërprerje të energjisë elektrike meqenëse është e papërballueshme. për shkak se është papërballueshme. Konsumi i pikut të Kosovës i është ofruar pikut maksimal me Shqipërinë që është 1.6 – 1.5 e kemi na, ose 1/2 që është Maqedonia. pra edhe pse si popullsi Shqipëria është dyfishi i Kosovës ne iu kemi përfaruar konsumit të energjisë elektrike në këto ditë”, tha Fejzullahu.