Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2025 përmbyllet me 3,9 për qind

Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2025 përmbyllet me 3,9 për qind

Ekonomia December 29, 2025 - 11:08

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, sot në konferencën për fundvit ka bërë të ditur se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2025 përmbyllet me 3,9 për qind.

Ai tha se për vitin 2026 rritja ekonomike do të jetë 4,1 për qind.

Ismaili bëri me dije se ka rritje të kapitalit bankar dhe kjo lidhet edhe me stabilitetin bankar në vend.